Vendosni fjalën kyçe....

Meta ngre tonet: Nuk do ketë ambasadë që do i bëjë strehë “gruas së Bilalit” nëse preket vota


Presidenti Meta në emisionin “Çim Peka Live”, deklaroi se nuk do të ketë ambasadë që ti bëjë strehë kryeministrit Rama nëse prek votën e shqiptarëve.

Meta sërish ngriti tonet duke përsëritur se qytetarët do ngrenë sfurqet nëse të dielën do preket vota.

“Sfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur.

Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë.

Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani.

Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po.

Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *