Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nuk pres zgjedhje daneze, Ramës do i çoj zarfin e dorëheqjes nëse merr 71 deputete


Kreu i shtetit ka përsëritur zotimin e tij se nëse Kryeministri Rama merr 71 deputetë do japë dorëheqjen nga Presidenca.

Meta thekson se nuk pret që këto zgjedhje të jetë të standardit danez dhe për më tepër nga Rama.

“Unë po bëj çdo gjë që zgjedhjet të jenë sa më të ndershme, deri tani janë cenuar rëndë vetëm nga Edi Rama, askush tjetër, unë apeloj nga ky moment, sot në 12:00 deri në zgjedhje të gjithë të reflektojnë, që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të dielën, që të kemi një proces votimi të lirë dhe numërimi me integritet. Unë nuk pres zgjedhje daneze, aq më tepër nga një kryeministër si Rama.

Nëse fiton në mënyrë demokratike, unë atij firmë për kryeministër nuk i jap, por një dorëheqje ja çoj, merre bëje edhe presidentin ti. Unë po ta jap edhe presidentin, unë po dal në bulevard, unë e respektoj vendimin e popullit. Nëse populli i jep 71 mandate unë dal në bulevard dhe iki. Çfarë do të bëj unë një vit më shumë në Presidencë, çfarë do të bëj?” tha Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *