Tonet mes Presidencës dhe Ambasadës amerikane në Tiranë janë acaruar mbrëmjen e sotme.
Deklaratës së Ambasadores Kim që nxitja e dhunës dhe marrja e sfurqeve duhet të dënohet, Presidenti Meta ka reaguar ashpër në emisionin “Çim Peka Live” duke i kthyer përgjigje që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë në mënyrë të njëanshme.
“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim për te mos përmendur me sfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen. Meqe me dërgoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbështet me Edi Ramen.
Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.
E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme te Shqipërisë ne këtë mënyrë të njëanshme”-deklaroi Meta.