Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar kundër Presidentit Ilir Meta i cili vetëm disa çaste më parë tha se shqiptarët do marrin sfurqet.
Ambasadorja Kim thotë se këto kërcënime meritojnë dënim dhe nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Stop”-shkruan Kim