Vendosni fjalën kyçe....

Paloka nxjerr foton e sekserit të Ardian Çelës: Po ble vota në Shkallnur, Rromanat dhe Arapaj


Kandidati për deputet i PD-së Edi Paloka ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë që sipas tij të personit që socialisti Ardian Çela e përdor si sekser për të blerë vota në fshatrat e Durrësit.

Sipas Palokës, sekseri i Çelës po përdor paratë e vjedhura për tetë vite dhe po lëviz me makina për të blerë vota.

Ky në foto është Artur Feto, sekser i Ardian Çelës , i dënuar një herë nga drejtësia shqiptare. Artur Feto është një nga ata që “rilindja” përdor për blerjen e votave në Shkallnur , Rromanat dhe Arapaj. Megjithëse nuk është fare banor i zonës e as i qarkut Durrës, ky sekser i Çelës, shfaqet në këto zona sa herë ka zgjedhje për të blerë vota.

Në këto momente ai është duke lëvizur nga makina ne makinë me paratë që Çela dhe hajdutet e tjerë ju kanë vjedhur shqiptareve në këto tetë vite, për të blerë vota! Por policia në vend që të kapi këtë kriminel, që pas orës policore po kryen krimin, kërkon të ndalojë qytetarët që denoncojnë dhe kanë detyrën të ndalojnë një krim në zhvillim e sipër!

Policia në këtë rast është në shërbim të krimit!

Mbas datës 25 do lahen të gjitha!”-shkruan Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *