Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja Meta-Yuri Kim, reagon Rama: Muhabet zhelesh t’i thuash ambasadores boll mbrojte kryeministrin


Kryeministri Edi Rama ka komentuar në emisionin “Open” përplasjen mes Ambasadores Amerikane Yuri Kim dhe Presidentit Ilir Meta.

Rama thotë se Shqipëria është pa President sot dhe është mes nesh si agjitator dhune.

Më tej Kryeministri thotë se është muhabet zhelesh t’i thuash ambasadores boll mbrojte Edi Ramën.

Unë komentin që bëj e bëj duke iu drejtuar të gjithë atyre që na dëgjojnë. Më 25 prill përveç të tjerëve duhet votuar për dinjitetin e Shqipërisë që është bërë zhele nga një presidentin zhele. Është e pakonceptueshme për një vend si Shqipëria, anëtar i NATO-së pret stërvitjen më të madhe të organizuar nga NATO në këtë pjesë të botës. Është vend për BE dhe ka marr dritën jeshile për çeljen e negociatave. Të dëgjosh një të dehur totalisht që fatkeqësisht është presidenti i Shqipërisë, problemi është çfarë Shqipërie duan shqiptarët të nesërmen, një Shqipëri që të kthehet në duart e Metës dhe Berishës dhe të futet në një kurs përplasjesh me botën, apo një Shqipëri që të çlirohet nga Meta dhe Berisha dhe ti japi opozitës një arsye të reflektojë rreth vetvetes dhe për tu zgjuar pas kaq vitesh. Kjo është zgjedhja.

Të komentosh një njeri që është komplet jashtë binarëve dhe është fatkeqësi për gjithë ne, sepse Shqipëria është pa president sot, është hedhur nga dritarja dhe ndodhet mes nesh si një agjitator i dhunë dhe ekstremeve që janë të paimagjinueshme dhe të arrihet të flitet si një kalama, si një kastravec ti thuash ambasadore boll mbrojtje Edi Ramën është një muhabet zhelesh. Është 25 prilli dhe shqiptarët vendosin se me çfarë fytyre duan të përfaqësohen në botë, me çfarë karakteresh duan të përfaqësohen dhe si do jetë ky vend për shumë vite që vjen. Goditja e merituar ndaj Ilir Metës dhe Berishës që janë nën kontroll të gjithçka bën Basha dhe Monika”- u shpreh Kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *