Vendosni fjalën kyçe....

“Personi i kapur dje në Dibër me lekë në makinë s’është pjesë e strukturave tona, është punësuar nga LSI” – PS e Dibrës deklaratë


Partia Socialiste e Dibrës ka hedhur poshtë pretendimet se dy personat e kapur dje me rreth 7 milionë lekë të vjetra në makinë kanë lidhje me këtë forcë politike.

Në reagimin e degës së PS-së Dibër thuhet se pas verifikimeve rezulton se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS-së dhe se është punësuar atje në vitin 2015 nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe lidhje krushqie.

“PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim.

Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.

Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim.” – thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *