Rama merr në mbyllje të fushatës në Vlorë bashkëshorten dhe Zahon


Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që për herë të parë në këtë muaj fushatë të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre i vogël Zaho.

Me Zahon për dore Kryeministri Edi Rama i është drejtuar instalacionit të fushatës në Vlorë.

Pas Durrësit, Vlora është destinacioni i fundit i Partisë Socialiste për mbylljen e fushatës që do pasojë nga një ditë heshtje zgjedhore dhe dita e votimit më datë 25 prill.

Nga këto zgjedhje do zgjidhet parlamenti i ri, ku PS-ja kërkon mandatin e tretë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *