Kryeministri Rama e ka quajtur inskenim kapjen e personave ditët e fundit me lekë apo duke shpërndarë ushqime, që sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me PS-në e nuk e baltosin dot.
Kreu i qeverisë shton në postimin e tij në Twitter se opozita kërcënon, akuzon, vret e inskenon kapje njerëzisht dhe se mallkimi i vjetër i saj do zhbëhet të dielën.
“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS,e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë:Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!” – shkruan Rama.