Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon një dokumentar për veten në ditën e fundit të fushatës: Për të më larguar mua nga objektivat elektorale, duhet të mos ekzistoj


Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një dokumentar për veten në rrjetet sociale.

Në këtë dokumentar tregohet i gjithë aktiviteti politik i Ramës, duke nisur nga detyra e tij e parë si ministër i Kulturës, kryetar i bashkisë së Tiranës dhe kryeministër.

Ai flet për hapjen e kinemasë së parë në Tiranë kur ishte ministër i Kulturës, duke e kujtuar si një nga momentet më emocionuese.

Në një çast ai përmend një shprehje të Winston Churchill: “Për çmimin e suksesit, nuk do të ishte keq t’i referohesha shprehjes legjendare të Winston Churchill që thotë: Gjak, djersë dhe lot”.

Në një moment tjetër ai thotë “për të më larguar mua nga objektivat elektorale, nga objektivat e punës sime dhe nga vullneti për t’i shërbyer qytetarëve duhet të më largojnë fare, të mos ekzistoj”. Këtu kujtohet atentati ndaj tij në kohën kur ishte kryebashkiak.

Në fund përmenden krizat e vitit që lamë pas dhe që vijojnë të jenë ende prezente, tërmeti dhe pandemia: “Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndërronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri, në një fillim të mbarë, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *