Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit.
Shtetasi me iniciale B.Gj në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë janë konfliktuar me shtetasin me iniciale J.H.
Duke u larguar njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se kanë qëlluar me armë në ajër.
“Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.
Në largim e sipër njëri prej 3 shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.