Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Elbasan/ Balla: Do përballen fort me ligjin pas datës 25, PS-ja denoncoi furgonat e PD-së


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, në një intervistë për Frontline duke komentuar ngjarjen në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani tha se pas 25 prillit do përballen fort me ligjin personat përgjegjës.

Balla tha se PS-ja denoncoi lëvizjen e furgonave të PD-së që brenda tyre lëviznin persona të armatosur.

PS në Elbasan ka denoncuar lëvizjen e disa furgonave me logo të PD dhe që brenda tyre lëviznin persona me armë. Nga verifikimet e pas ndodhjes së krimit, pretendimet e PD nuk u provuan, ndërsa kallëzimet tona u konfirmuan. Ata do të përballen fort me ligjin pas datës 25. Nëse Basha mendon që gjakun e një elbasanlliu do iki kaq lehtë, e ka gabim. Drejtuesi i Bashës rreh gjoksin dhe thotë që kush cënon votën do të goditet si ai në Elbasan. As unë dhe asnjë qytetar i Elbasanit nuk mund të mos kërkojë nga drejtësia, që autori dhe urdhëruesit… Ajo që ka ndodhur është ngjarje e rëndë. PD thotë që kemi ngritur një strukturë të mbrojtjes së votës”-deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *