Vendosni fjalën kyçe....

Xhelal Mziu nuk përmbahet: Kemi ngritur grupet e gatshme, çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit (VIDEO)


Pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Maqellarë ku u ndalua një makinë që dyshohej se brenda së cilës kishte para që do shpërndaheshin për votuesit, kandidati për deputet i qarkut Dibër, Xhelal Mziu ka bërë paralajmërime të forta kundër blerjes së votave.

Gjatë një takimi elektoral, Mziu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë për çdo rast të tentativës së blerjes së votes.

”I bëj thirrje çdo qytetari të Dibrës të dalë dhe ta mbrojë me gjak, me sopata, me drunj apo çfarë të dalë para kushdo që do përdorë voton e një qytetari. Jam i sigurtë që jo vetëm demokratët, por edhe socialistët janë bashkuar në këtë betejë.”- Mziu gjatë fjalës së tij.

Mirëpo në një moment nuk përmbahet dot ndërsa paralajmëronte se kanë ngritur grupe të gatshme, e thotë se çdo i dyshuar do ta pësojë njëlloj ai “ai i Elbasanit”.

 “Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit.”- kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Elbasan ndodhi një incident i rëndë ku mbeti i vrarë një eksponent i PS-së, Pjerin Xhuvani ndërsa u plagosën dhe 4 persona të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *