Vendosni fjalën kyçe....

28 zarfe me lekë për blerje votash, arrestohen në Durrës dy persona


Dy persona janë arrestuar pasi u kapën me 28 zarfe me lekë me dyshimet për blerje votash.

Shtetasi N.M 37-vjeç dhe shtetasi Xh.T 23 vjeç të dy banues në Qerret u kapën në vendin e quajtur Bishti Kamëz nga policia me zarfë me lekë.

Këta dy shtetas dyshohet se do përdornin shumat e parave për blerjen e votave.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krimet zgjedhore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik

Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *