Shërbimi për Çështjet e Brendshme e Ankesat ka nisur hetimin pas ngjarjes së Divjakës ku një qytetare akuzoi shefin e komisariatit se e kishte dhunuar brutalisht pa arsye.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ku një qytetare e Divjakës akuzoi shefin e komisariatit të Divjakës, Altin Shehu, se e kishte dhunuar pasi kishte filmuar një takim elektoral.
Pas kësaj reagoi PD-ja e presidenti Meta, që kërkuan zbardhjen e ngjarjes menjëherë e vënien e përgjegjësit para drejtësisë.