Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ka denoncuar PD-në se po pengon procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore në Elbasan.
Sipas Ballës, PD-ja po ndryshon vazhdimisht komisionerët duke shtuar se shpreson që ata të plotësohen në kohë në mënyrë që të mos ketë vonesa për sa i përket nisjes së votimit ditën e nesërme.
“Shpresojmë që PD të plotesojë komisionet në kohë. Duhet që neser çdo qendër votimi të jetë gati dhe zgjedhesit të votojnë”, ka thënë Balla, shkruan Shqiptarja.