Vendosni fjalën kyçe....

Biden njohu gjenocidin ndaj armenëve, reagon Turqia: Deklaratë populiste, oportunizmi tradhtia më e madhe e paqes


Turqia “refuzon plotësisht” njohjen e Presidentit të SHBA Joe Biden të ngjarjeve armene të 1915 si “gjenocid”, ka thënë Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, disa minuta pas deklaratës së Biden.

Biden të shtunën tha se vrasjet e Armenëve përbëjnë gjenocid, një deklaratë historike që pritet të prishë lidhjet e dobëta midis dy aleatëve të NATO-s.

Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush në të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe për paqen dhe drejtësinë,” tha Cavusoglu në Twitter.

Ne e hedhim poshtë plotësisht këtë deklaratë të bazuar vetëm në populizëm.”

Pak para deklaratës së Biden, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se debati mbi pretendimet armene, të cilat janë politizuar nga palë të treta dhe janë kthyer në mjete ndërhyrjeje, nuk ka ndihmuar askënd.

Ne nuk mund të lejojmë që kultura shekullore e bashkëjetesës së turqve dhe armenëve të harrohet,” tha Erdogan në një letër drejtuar Sahak Mashalian, kreu i Patriarkanës Armene të Turqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *