Vendosni fjalën kyçe....

Caitlyn Jenner shpall zyrtarisht kandidaturën për guvernatore të Kalifornisë


Caitlyn Jenner ka njoftuar se ajo ka paraqitur dokumentet për të kandiduar për postin e guvernatorit të Kalifornisë.

Ajo do të kandidojë si një republikane në shtetin e fortifikuar demokratik.

Zonja Jenner ka mbledhur një ekip ku përfshihen edhe disa nga këshilltarët e ish-Presidentit Donald Trump.

“Kalifornianët duan më mirë dhe meritojnë më mirë nga guvernatori.”- tha një deklaratë Jenner, duke konfirmuar lajmin në llogarinë e saj në Twitter të Premten.

“Për një kohë të gjatë, politikanët e karrierës kanë premtuar tepër dhe nuk kanë realizuar. Ne kemi nevojë për një udhëheqës me vizion dhe vendosmëri.”- shtoi ajo, citon BBC.

Ajo shtoi se do të nisë zyrtarisht fushatën e saj në një datë të mëvonshme.

Zonja Jenner e përshkroi veten si një “fituese të provuar” dhe tha se ajo është “e vetmja e huaj që mund t’i japë fund kohës katastrofike të Gavin Newsom si guvernator”.

Jenner është një republikane e profilit të lartë dhe mbështetëse e ish-presidentit Donald Trump. Ajo më parë quhej Bruce Jenner dhe ka qenë bashkëshorti i Kris Jenner. Por pas ndarjes me gruan ai zbuloi se ndihej një grua e ngecur në trupin e një burri dhe vendosi të ndryshonte e të bëhej një grua transgjinore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *