Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi jep sqarimet e fundit mbi mënyrat e vlefshme të votimit (Video)


Kreu i KQZ-së ka dhënë sot shpjegimet e fundt mibi mënyrën e votimit ditën e nesërme. Celibashi theksoi se ekzistojnë tre mënyra që vota të quhet e vlefshme duke paralajmëruar se çdo mënyrë tjetër ka shumë mundësi që të mos njihet.

Kreu i KQZ-së tha se qytetarët do votojnë në një fletë të vetme ku janë numrat dhe emrat e partive ose kandidatëve të pavarur ndërsa djathtas tyre numrat e kandidatëve.

Sipas tij, qytetarët mund të votojnë duke vendosur simbolin ‘X’ ose ‘+’ në katrorin e subjektit, duke vënë ‘X’ ose ‘+’ në katrorin e subjektit dhe të kandidatit ose duke vënë ‘X’ ose ‘+’ vetëm në katrorin e kandidatit.

“Në çdo qendër votimi, do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku janë emrat e partive dhe koalicioneve, si dhe numrat, që iu korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe, konkurrojnë dhe kandidatë të pavarur. Me qëllim që vota të jetë e vlefshme, qytetari duhet të votojë me një nga tre mënyrat e bëra publike, votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin me shenjën e X ose + në kuadratin e bardhë; mund të zgjedh partinë ose koalicionin dhe vetëm njërin prej kandidatëve të asaj partie, që ai ka zgjedhur, me shenjën X ose + te kuadrati i numrit të kandidatit; votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat, pra të bëjë shënimin vetëm në një prej numrave, që i korrespondon kandidatit që ai parapëlqen, me shenjën X ose + në kuadratin e numrit, pa qenë nevoja të vendosë shenjë te kuadrati i partisë apo koalicionin, që ky kandidat i përket. Theksoj që në rastin e fundit, vota për kandidatin shkon si votë edhe për partinë politike apo koalicionin. Çdo mënyrë tjetër e votimit ka probabilitet të lartë që të konsiderohet e pavlefshme. Votuesit do të gjejnë informacion të plotë në hyrje të qendrës së votimit, në lidhje me kandidatët dhe numrat e tyre. Ata, që do të kenë dilema, për shkak të memories për numrin, mund ta marrë informacionin mbi atë se kujt kandidati i përket X numër jashtë qendrës së votimit, por edhe pranë zonës së fshehtësisë, do jenë vendosur emrat dhe numrat e kandidatëve”, sqaroi Celibashi.

*Video Credit: ABC News

celia


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *