Ka dalë videoja e çastit kur shefi i Komisariatit të Divjakës, Altin Shehu, sulmon qytetaren në Divjakë.
Në pamjet e publikuara dëgjohet personi që kërcënon të renë Elsa Bita që të fikë telefonin teksa përpiqet t’ia marrë atë nga duart.
E reja është shtruar në spital me dëmtime në krahun e majtë ndërsa ndaj shefit të Komisariatit, Altin Shehu , ka nisur hetimi nga SHÇBA-ja. Rasti në fjalë u denoncua edhe nga PD-ja e Divjakës dhe presidenti Meta.