Vendosni fjalën kyçe....

Fiton Vllaznia e merr përkohësisht kreun, Bylisi me 9 lojtarë mund Apoloninë në derbi


Vllaznia ka mundur Skënderbeun në një sfidë që nuk doli të ishte shumë e lehtë për shkodranët, duke i mbajtur ata në garë për titullin kampion.

Ekipi korçar shënoi i pari por vetëm një minutë më vonë Vllaznia barazoi ndërsa shënoi golin e dytë në pjesën e dytë. Kastrioti e Laçi u ndanë në barazim pa gola duke ruajtur pozitat në renditje.

Bylisi nga ana e tij arriti të fitojë derbin ndaj Apolonisë 2-1 edhe pse luaji 10 minutat e fundit me dy lojtarë më pak.

Pasdite luhen sfidat Partizani-Kukësi e Teuta-Tiranë që do mbyllin javën e 29-të të Superligës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *