Vendosni fjalën kyçe....

Harron të fikë kamerën në “Zoom”, politikani në Azerbajxhan prek punonjësen në të pasme (VIDEO)


Një tjetër skandal në politikë zbulohet nga “Zoom”. Politikani i njohur në Azerbajxhan Hussenbial Mirelemovun është kapur në kamera duke bërë një gjest të pahijshëm ndaj punonjëses së tij.

Në një takim në “Zoom” ku ka harruar të fikë kamerën, Mirelemovun e kap punonjësen në të pasme.

Veprimet e tij janë vlerësuar gjerësisht në mediat sociale si ngacmim seksual. E duket se kjo video mund t’i ketë kushtuar shumë, sepse pas këtij incidenti ai u përjashtua nga Partia Azerbajxhani i Ri (YAP) ku bënte pjesë.

Ish-deputeti Huseynbala Miralimov u largua gjithashtu nga universiteti ku ai punonte për pretendimin se bëri një trajtim joetik ndaj një gruaje, shkruan BBC.

Ajo që e bën incidentin akoma më të rëndë, është se punonjësja e tij është mikeshë shumë e ngushtë e gruas së ish-deputetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *