Presidenti i vendit Ilir Meta, ka dalë sot në një deklaratë për mediet sikurse kishte paralajmëruar zëdhënësi i tij më herët.
“Arsyeja pse jam këtu sot për të dekurajuar çdo lloj krimi zgjedhor sepse është krimi zgjedhor ai që prej të paktën 4 vitesh mban peng integrimin europian dhe kërcënon seriozisht edhe gjatë ditës së nesërme.
Dhe jam këtu në mënyrë të veçantë për t’iu drejtuar gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, si kryetari i shtetit që do jetë në detyrë edhe të hënën e të martën, për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe ndërrimin e pushtetit, në respekt të Kushtetutës dhe rezultatit që do japin qytetarët shqiptar.
Vota e presidentit të jetë e barabartë me çdo qytetar të Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol. Ky është i vemti angazhim për ditën e nesërme dhe ky është edhe tani. A ka patur shqetësime presidenti? Patjetër. A e ka ngritur zërin presidenti? Patjetër.
Ditën e djeshme kam bërë publike qëndrimin tim si President i Republikës lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Elbasan më 21 Prill, ku për fat të keq pati një humbje jetë dhe disa të plagosur. Edhe pse kanë kaluar mbi 72 orë, ende organi i Prokurorisë dhe strukturat e Policisë së Shgtetit nuk kanë dhënë një version të plotë dhe shteruese mbi këtë ngjarje që tronditi gjithë opinionin vendas dhe atë nërkombëtar.
Edhe pse ditën e djeshme kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje të shpejtë, prokuroria dhe policia duket se janë në apati dhe nuk po veprojnë. Për fat të keq konstatoj se ka një vullnet të patundshëm, kokëfortë dhe kriminal për ta shtyrë zbardhjen e kësaj ngjarjeje pas datës së zgjedhjeve. Por duhet të zbardhet urgjentisht sepse provat kanë qenë atje në sytë e të gjithëve”– tha Meta.