Thonë që puthja e parë nuk harrohet kurrë. Dhe pas tre martesash dhe shumë rolesh nëpër filma ku ka luajtur krah artistëve si Robert Redford apo Robert De Niro, Jane Fonda nuk e ka harruar të sajën.
Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Tonight Show” të moderatorit Jimmy Fallon, aktorja 83-vjeçare tha: “Unë kurrë nuk kam pasur një puthje të tillë që nga ajo kohë”.
Kështu, puthja e saj më e mirë nuk ka qenë me asnjërin nga burrat me të cilët është martuar dhe më pas ndarë. As me aktorët e Hollywood-it me të cilët ka ndarë puthje përpara kamerave.
Fonda tregoi se puthja e paharrueshme ndodhi kur ajo ishte duke performuar aksione verore në Hyannis Port, në Maine. Ajo ishte 18-vjeç.
“Unë kisha një fiksim për menaxherin e skenës, emri i të cilit ishte James Franciscus.”- tha ajo, duke theksuar se djaloshi “i pashëm” më vonë u bë ylli i serialit televiziv Z. Novak. Por kur ata u njohën ishte vetëm personi që merrej me skenën.
“Ai më shoqëroi në fund të një skele dhe më puthi.”- kujton ajo. “Yjet filluan të më rrotulloheshin në kokë dhe skela filloi të dridhej, gjunjët mu këputën dhe unë radhë në këmbët e tij. Asnjëherë nuk kam pasur një puthje të tillë që nga ajo kohë.”- tha Fonda. Ajo shtoi se “Toka po rrotullohej” nën këmbët e saj.
Me shaka moderatori tha se do të sigurohet një herë që gruaja e tij të mos e dëgjojë këtë. Dhe kjo puthje nuk ishte momenti i vetëm i veçantë që Jane Fonda ka përjetuar me James. Në autobiografinë e saj ajo ka kujtuar se ka humbur dhe virgjërinë me të në moshën 18-vjeçare.
Franciscus vazhdoi të luante në filma artistikë dhe shfaqje televizive para se të vdiste në vitin 1991.