Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi denoncon: Në Durrës po bëhet blerje masive votash, çmimet nga 100-300 euro


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar denoncimet për transkasionet për blerjen e votave në qytetin e Durrësit.

Sipas saj, patronazhistët e Partisë Socialiste kanë marrë përsipër blerjen e votave me shuma që variojnë nga 100 deri në 300 euro.

Kryemadhi tha se faturat e mbërritura në LSI janë si databaza e patronazhistëve.

Këtë denoncim do ta çojmë në polici. Por jo te policia e Durrësit pasi ata janë bashkëpunëtorë në krim. Pasi ata janë patronazhistë të patronazhistëve me në krye Edi Ramën”, theksoi ajo në një konferencë në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Duke i përmendur me emra, zonja Kryemadhi tha se ata paguajnë paratë në këmbim të fotografimit të votës, duke shtuar se vlera monetare është me mijëra euro.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *