Presidenti i vendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër liderëve të opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Letra mban datën 22 Prill, pra një ditë para mbylljes së fushatës elektorale të 25 prillit.
Në këtë letër ai u kërkon atyre të mbajnë përgjegjësi për rivendosjen e rendit kushtetues.
“Përgjegjësia juaj ndaj Popullit Shqiptar është historike për të rivendosur rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”– shkruan ai.
Presidenti kërkon nga krerët e PD-së dhe LSI-së që të angazhohen maksimalisht dhe të koordinohen për të ndaluar dhe neutralizuar “me çdo kusht përpjekjet për të prishur procesin zgjedhor me anë të provokimit të tensioneve artificiale, frikësimit të votuesve duke ushtruar presion, dhe kryer survejim antikushtetues mbi ta me anë të përdorimit të të dhënave personale si dhe të përfshirjes së elementëve kriminalë në shitblerjen e votës”.