Vendosni fjalën kyçe....

Rrihet e reja në Divjakë se po filmonte takimin elektoral, akuzon shefin e komisariatit për dhunën (Video)


Një vajzë e re është rrahur brutalisht në Divjakë.

Ajo është Elsa Bita dhe është shtruar në spital me dëmtime në krah, të cilin sipas saj ia ka thyer shefi i policisë së Divjakës.

Në dëshminë e saj e reja tregon sesi ndodhi ngjarja dhe sesi ishte dhunuar nga shefi i komisariatit pa arsye.

“Ishte mjedis i mbyllur të lokali, kishin hyrë të gjithë brenda. Thjesht po filmoja, ka zbarkuar administrata këtu dhe hyra drejtpërdrejt në Facebook. Njoftohen, nuk e di kush i njofton vjen një makinë, katër veta zbresin. Të tjerët më shanin gjatë gjithë kësaj kohe. Shefi, shefi i komisaritit më tha pse filmon dhe më mori telefonin. E mbante në dorë, donte ta thyente pastaj më kapi më përplasi, nuk e di s’mbaj mend më gjë. Vetëm ai ishte. U thoshte të tjerëve merreni e shoqërojeni në komisariat. Të tjerët nuk po i bindeshin dhe ai m’u lëshua vetë pastaj. Altin quhej, mbiemrin nuk ia di. Ka një muaj më duket që ka ardhur në Divjakë.” – thotë e dëmtuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *