Kandidatja e PD-së në Tiranë, Albana Vokshi , ka bërë një tjetër denoncim ditën e sotme. Ajo akuzon qeverinë se ka thyer heshtjen zgjedhore duke hedhur asfalt elektoral në mesnatë në Njësinë 9 në Tiranë.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të refuzojnë politikën e mashtrimit të kryeministrit Rama dhe të dalin masivisht të dielën të votojnë për numrin 9, PD-në që do sjellë ndryshimin.
Më herët Vokshi denoncoi ministren e Shëndetësisë Manastirliu se kishte thyer heshtjen zgjedhore duke hapur një zyrë të re elektorale pranë qendrave të votimit te shkolla “Servete Maçi” në Tiranë.
“Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, hedh fshehurazi asfalt elektoral në mesnatë tek Njësia 9. Qytetarët të refuzojnë politikën e mashtrimit të Edi Ramës. Të dielën masivisht në votime për t’i thënë jo fasadës së mjerimit! Të dielën votojmë 9, votojme ndryshimin!” – tha Vokshi.