Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e orëve të fundit të pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2789 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 128 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67 – 88 vjeç.