Një japonez që pretendonte të ishte në një lidhje serioze me 35 gra dhe i gënjeu për ditëlindjen e tij për të marrë dhurata, është arrestuar në Japoni. Ishin gratë ato që u bashkuan dhe e nxorrën zbuluar atë, raportojnë mediat lokale.
39-vjeçari Takashi Miyagawa, nga rajoni Kansai në Japoninë jugore, dyshohet se ka qenë në lidhje me 35 gra në të njëjtën kohë dhe ka gënjyer për datën e tij të lindjes për t’i mashtruar ato.
Sipas policisë, ditëlindja e Miyagawa është në 13 nëntor. Sidoqoftë, tre nga të dashurat e tij thanë se ai u kishte thënë se e kishte ditëlindjen në shkurt, korrik dhe prill.
Kanali japonez MBS publikoi fotografi të Miyagawa në shoqërinë e shumë grave të ndryshme, përfshirë restorantet ku ata takoheshin.
Policia beson se ai arriti të merrte dhurata me vlerë gati 1000 dollarë si rroba dhe para. Miyagawa thuhet se u takua me gratë ndërsa shiste pajisje dushi për një kompani marketingu. Ai synonte gratë beqare dhe i bëri ato të besonin se ai dëshironte të martohej së shpejti. Përfundimisht, gratë u bashkuan dhe raportuan Miyagawan në polici.