Sekretari i Përgjithshëm i PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
Ai pohoi se procesi po shkon normalisht.
Në një deklaratë për Report TV, Balla tha se pjesëmarrja në Elbasan shpreh vullnetin e qytetarëve për të mbështetur PS-në për të çuar përpaa betejat e nisura dhe investimet.
“Procesi normal në Elbasan, një ditë e shkëlqyer edhe për shkak të temperaturës dhe diellit me përjashtim me ndonjë problematikë të vogël në fillim të procesit që është e pranueshme qoftë me aparatin e identifikimit elektronik. Procesi po ecën normalisht. I bëj thirrje edhe atyre mbështetësve të PS që ende nuk kanë marrë pjesë të dalin të votojnë dhe për shumë punë të mëdha që na presion në Elbasan. Mendojë që nuk duhet të krahasohet me 2017, por mendoj se pjesëmarrja në Elbasan shpreh vullnetin e madh të qytetarëve për të mbështetur PS dhe për të çuar para betejat e nisura. Provokimet e ardhura nga PD kanë refuzimin më të madhe të qytetarëve të Elbasanit dhe deklarata e tyre që nxijnë gjithçka nuk kanë marrë mbështetjen e elbasanllinjve. Unë pjesëmarrjen nuk e shoh shumë të madhe dhe qytetarët duhet ta ndjejë si përgjegjësi votimin dhe u bëj thirrje të dalin të marrim pjesë në zgjedhje”, tha Balla.