Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Nuk komentoj deklaratat e humbësve, të nisë numërimi në Elbasan


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, bëri thirrje nga Elbasani që të fillojë procesi i numërimit të votave.

Bardhi tha se nuk komenton deklaratat “e humbësve” të Ballës i cili shpalli fitoren e thellë në këtë qark.

Ai gjithashtu bëri ftesë për PS-në që të përcaktojë numëruesit në këtë qark.

Të nisim sa më parë procesin e numërimit. Të jetë proces i qetë dhe korrekt, ftoj komisionerët. Të jeni të sigurt se çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për familjet dhe shtëpitë e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasani dhe të gjithë bashkive të këtij qarku. Faleminderit që besuar tek projekti ynë. Që u bëtë pjesë e ndryshimit, për të cilin Shqipëria ka pasur nevojë. Unë sapo bëra thirrje që të nis procesi i numërimit, për të nisur sa më parë një proces model korrekt. Ftoj PS-në që të përcaktojë numëruesit dhe të ketë besim tek ta. Le të nisim një projekt të qetë. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanit”-tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *