Kreu i PD-së Lulzim Basha nga selia blu dha një deklaratë të shkurtër për mediat në mbyllje të procesit të votimit.
Basha tha se vullneti i popullit ndodhet në kuti ndërsa kërkoi që komisionerët të mbyllin numërimin sipas ligjit.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve që zgjodhën ndryshimin. Vullneti i popullit është në kuti. Kam besim që komisionerët dhe numëruesit do ta mbyllin procesin sipas ligjit. Në fund Shqipëria fiton”-deklaroi Basha.