Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Aplikacioni i KQZ-së është sulmuar pak më parë, kemi plan B për të raportuar pjesëmarrjen


Kreu i KQZ-së njoftoi pak çaste më parë se aplikacioni i KQZ-së ishte sulmuar dhe nuk mund të shfaqte asnjë të dhënë.

Celibashi theksoi se KQZ-ja kishte një plan B dhe një plan C për të përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime.

Po kështu ai shpjegoi se përqindja që shfaqet në ekran nuk përmban të dhënat kombëtare por vetëm të atyre qendra votimi që raportojnë në çastin e shfaqjes së përqindjes në aplikacion.

“Aplikacioni i KQZ-së është sulmuar pak më parë dhe teknikët tanë po punjonë për ta zgjidhur këtë, nëse kjo nuk ndodh kemi një plan B e C për të përditësuar të dhënat. 144 qendra votimi në mbarë vendin po përdorin identifikimi po bëhet në mënyrë manuale, s’po përdoret pajisja e identifikimit biometrike. Ka disa qendra ku është pezulluar procesi i votimit pas mosdakordësisë mes anëtarëve dhe ka ardhur për shkak të administrimit zgjedhor por nu e kanë vënë në rrezik integritetin e pricesit. Në shkollën Beti Muço ku janë 12 qendra votimi ka pasur grumbullim edhe brenda mjedisit të shkollës, në shkelje të ligjit. Dua të sqaroj dy momente. Numri 6 nga 5199 qendra votimi është numri i qedrave të votimit që kanë raportuar në këtë çast, kur është bërë përditësimi dhe jo numri i përgjithshëm i qendrave që kanë raportuar. Pjesëmarrja që ne raportojmë është e sonduar në bazë të tyre qendrave që raportojnë në atë çast.” – tha Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *