Vendosni fjalën kyçe....

Celibashi: Identifikimi elektronik ishte i suksesshëm


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat deklaroi mbylljen e procesit të votimit.

Celibashi tha se votimi dhe identifikimi elektronik rezultuan të suksesshëm, aq më tepër në një kohë kur tensionet politike dhe paragjykimet ishin prezente.

“Personalisht e mendoj të suksesshëm identifikimin dhe votimin elektronik. Nga 5199 në më pak se 200 nuk u implementua dhe kjo konsiderohet sukses. Në një kohë kaq shumë të shkurtër, me tensione politike dhe paragjykime, të arrish të implementosh këtë sistem është një sukses”, tha Celibashi.

I pyetur se çfarë ndodhi në të vërtetë me sulmin që iu bë serverit të KQZ-së, Kreu i saj theksoi se: “serveri ishte nën sulmin e bllokimit nga nuk e dimë se nga kush. Por ishte serveri i aplikacionit dhe jo faqja në internet e KQZ-së. Nuk ishte hakerim dhe thjeshtë nuk lejonte që operatorët të transmetonin të dhënat. Nuk ishte sulm në të dhënat e serverit.”

Ndërsa nëse ka pasur probleme me komisionerët në rrethe apo në Tiranë, Celibshi shtoi: “ka pasur referime për sjellje të komisionerëve që nuk ishin në përputhej me parashikimet e kodit. Në ato raste kur KQZ ka ushtruar autoritetin e vet dhe kemi pasur kundërpërgjigje pozitive dhe nuk e kanë injoruar njoftimin e KQZ-së.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *