Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Alizotit: Dhunohet vëzhguesi i PD-së në Berat, Blendi Klosi të tërheqë zagarët e tij


Drejtuesi i PD-së për qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti ka bërë një denoncim paraditen e sotme lidhur me procesin zgjedhor në këtë qark.

Alizoti ka akuzuar drejtuesin e PS-së për këtë qark, Blendi Klosin se ka angazhuar njerëz që po dhunojnë vëzhguesit e PD-së.

Alizoti thotë se në KZAZ 65 është dhunuar nga nga vëzhguesit e PD-së, Arben Mpeshtanaku. Ai shprehet se çdo gjë është e filmuar dhe se pamjet do t’i dërgohen prokurorisë.

“Sapo më kanë njoftuar se është rrahur një vëzhgues i PD-së publikisht dhe është poshtëruar publikisht. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje Blendi Klosit, drejtuesit të PS që të tërheqë zagarët e tij se do mbajnë përgjegjësi personale, çdo gjë është e filmuar. Do ketë dënime shumë të rënda pë rata që cënojnë të drejtat e njeriut.

 I paralajmëroj të gjithë, askush nuk ka të drejtë të prekë asnjë demokrat, dhe asnjë horr nuk ka punë në qendrat e votimit. Çdo gjë është e filmuar dhe do i kalojnë prokurorisë, hera e dytë nuk do jetë më thirrje, paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit të tërhiqen mbrapsht. Njerëzit janë të lirë të votojnë kë të duan ata. Nëse keni fituar keni fituar, nëse keni humbur keni humbur, pranojeni.”– tha Alizoti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *