Kryetarja e LSI-së Kryemadhi ka denoncuar një parregullsi që sipas saj ka ndodhur në Qendrën 1824 te Njësia 5.
Sipas saj, dy nga vëzhguesit e LSI-së në këtë qendër votimi kanë kapur dy fletë votimi të vulosura dhe të plotësuara në favor të PS-së që ishin vendosur në dhomën e fshehtë.
Kryemadhi thekson se pas incidentit është njoftuar KZAZ dhe është pezulluar procesi i votimit. Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë pritet të verifikohet nëse fletët janë harruar apo janë futur nga ndonjë person tjetër.