Sekretari i qendrës së votimit në fshat Vashtmi të Maliqit tregon rrethanat e përplasjes në qendrën e votimit ku burrë e grua u qëlluan nga vëzhguesi i PD-së.
Sipas Edmond Vincanit, vëzhguesi i PD-së kishte penguar votimin familjar pasi atë nuk e lejon ligji. Më pas palët janë konfliktuar fizikisht në korridorin e qendrës së votimit në shkollën “1 Maji”.
“Erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht, përfaqësuesi i PD-së i kundërshtoi, pasi nuk e lejon ligji. Ato protestuan me dhunë dhe u konfliktuan me vëzhguesin e PD-së. Pas kësaj në rrëmujë e sipër kanë dalë në korridor. Eqerem Avdolli dhe ishte me bashkëshorten. Kërkonin që të votonin familjarisht. Procesi nuk është ndërprerë, vazhdon.” – tha Vincani.