Kanë dalë pamjet e dhunës ndaj çiftit në Maliq.
Burrë e grua janë shfaqur të gjakosur duke lënë qendrën e votimit në fshatin Vashmi të Maliqit ndërsa akuzojnë për dhunën vëzhguesit e PD-së, që janë djemtë e kryeplakut të fshatit.
Sipas dëshmisë, sherri kishte nisur pasi dy vëllezërit vëzhgues nuk kishin personin e dhunuar të shoqëronte të ëmën e verbër që të votonte.
Çifti i bashkëshortëve janë dërguar në spital e më pas kanë shkuar të bëjnë kallëzimin në polici.