Vendosni fjalën kyçe....

“Do shkoj kudo ku ka nevojë Atdheu”- Meta niset drejt Elbasanit


Presidenti i vendit Ilir Meta po udhëton drejt Elbasanit, një nga qytetet më problematike ku më 21 Prill u shënua dhe incidenti më i rëndë i kësaj fushate elektorale, ku pati dhe një humbje jete.

Ai ka treguar në një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin “Ora News” se sot do të jetë kudo.

“Do të shkoj edhe në Vlorë, Do të shkoj ku ka nevojë atdheu.”- është shprehur ai.

Meta tha se procesi i ditës së sotme duhet të jetë shembullor.

“Dita ime është vetëm në shërbim të procesit zgjedhor dhe integritetit të zgjedhjeve. Procesi duhet të jetë shembullor dhe t’i japim mesazh BE-së që jemi gati për të çelur negociatat.”- tha Meta.

Ai e mbylli mesazhin me një lutje për median: “Të japim sa më pak lajme të pavërteta dhe të inkurajojnë qytetarët që të kryejnë detyrën e tyre. Sot është dita kur të gjithë jemi të barabartë dhe barazinë para ligjit e garanton vota e lirë dhe e barabartë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *