Vendosni fjalën kyçe....

Elton Debreshi denoncon: Në Bulqizë, komisionerët partiakë kanë nxjerrë me forcë vëzhguesit, tentativë që synon të prekë vullnetin e qytetarve


Kandidati i Pavarur në Qarkun e Dibrës, Elton Debreshi ka denoncuar komisionerët partiakë që sipas tij kanë nxjerrë me forcë vëzhguesit nga qendra e votimit 1029 në qytetin e Bulqizës.

Sipas tij komisionerët kanë mbyllur me çelës derën e qendrës së votimit duke e parë si tentativë për prekjen e vullnetit të qytetarëve.

“Pak përpara mbylljes së votimeve, komisionerët e partive kanë nxjerrë jashtë me force vëzhguesit nga qendra e votimit 1029 (Poliklinika) në qytetin e Bulqizës. Komisionerët e partive kanë mbyllur derën me çelës. Kjo tentative e paligjshme synon të prekë vullnetin e qytetarëve. Po në shkelje të ligjit, KZAZ e Bulqizës refuzon të regjistrojë ankesën e vëzhguesve tanë. I bëjmë thirrje vëzhguesëve ndërkombëtare të ndërhyjnë sa më parë. Keqbërësit do të përballen me të gjithë forcën e ligjit.”-shkruan Debreshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *