Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i është drejtuar pak më herët qendrës së votimit, ku ka bërë zgjedhjen e tij.
Ai e konsideroi këtë të dielë një ditë të shenjtë për qytetarët, ndërsa shtoi se nesër si fituesit, edhe humbësit duhet të pranojnë rezultatin pa eufori dhe panik.
“Sa keq më vjen që e nisni këtë ditë të shenjtë për qytetarët shqiptar sot, sot nuk është dita e politikanëve, sot është dita e qytetarëve.
Se kam bindjen se sot do fitojë qyteta, ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe ti bindemi vendimit që do japë sovrani për katër vitet e ardhshme.
Kushdo që mundohet të bëjë pis procesin, do të dështojë, nga nesër e tutje do të ketë një fitues dhe një humbës, ajo që unë doja të thoja është që humbësi ta pranojë humbjen pa panik, dhe fituesi ta pranojë fitoren pa eufori.”– tha Ruçi.