Një incident ka ndodhur ditën e sotme në një qendër votimi në Memaliaj. Ish-drejtori i policisë, Arjanit Arapi, i cili është shkarkuar më parë për trafik droge është përplasur me përfaqësuesit e PD-së e LSI-së.
Sipas Abc News, Arapi ka rreth një muaj që ndodhet në Memaliaj në mbështetje të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kandidat në qarkun e Gjirokastrës.
“Arjanit Arapi ka gati një muaj që është stacionuar në Memaliaj në krah të Bledi Çuçit duke intimiduar qytetarët. Drejtues të LSI-së dhe PD-së i kanë kërkuar të largohet nga qendrat e votimit, jashtë në oborrin e qendrës së votimit.” – shkruan Abc.