Vendosni fjalën kyçe....

Iu hodh shoferit që u fut me makinë në Sheshin Skënderbej, flet djaloshi hero: Më ngjau si sulm terrorist, nuk mendova për veten


Flet heroi që ndaloi sot personin që hyri me makinë mes njerëzve në Sheshin Skënderbej. Ai tregoi se iu hodh shoferit nga xhami, duke e goditur me dy këmbët.

“Erdhi me shpejtësi dhe vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe pasi e ndezi iu sul përsëri njerëzve. Ndërhyra. Ishin shumë qytetarë përreth dhe ajo më bëri që unë të ndërhyja. Nuk kam informacion, thjesht ndërhyra. S’munda të kem një kontakt me të sepse ndodhi shumë shpejt.

Në momentin që unë hyra i pari iu futa nga xhami me këmbë. Thjesht u shokua kur ia futa me dy këmbë nga xhami. Ishte diku tek të 30-tat. Ngjante si akt terrorist. Jo s’kisha frikë, kisha frikë që aksush mos të dëmtohej po. Nuk e mendova veten time.”– tha i riu në një prononcim për televizionin “News 24”.

“Quhem Klodian dhe jam nga Tirana, po bëja një shëtitje me dajën tim.”– tregon ai. Klodiani 22-vjeçar ishte ai që ndaloi sëbashku me një qytetar tjetër personin që u fut mes turmës pak më parë në Sheshin Skënderbej duke rrezikuar qytetarët.

Gjesti i tij ishte si ajo që e kemi parë vetëm në filmat me heronj./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *