Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i listës së PS-së në Tropojë: Përfaqësues të PD-së dhunuan kreun e PS-së


Kryesuesi i listës së PS-së në Tropojë, Petrit Malaj, ka akuzuar përfaqësuesit e PD-së se kanë goditur kreun e PS-së së zonës.

Në një intervistë për Report TV ai sqaroi se ka pasur përplasje fizike në një qendër votimi në Lekbibaj ku sipas Malajt, jë grup përfaqësuesisht të PD-së kanë marrë kreun e PS-së së zonës dhe e kanë goditur.

Ai shtoi se për rastin në fjalë ka bërë denoncim në polici.

“Janë konfliktuar me përfaqësuesin e PS një grup përfaqësuesish të PD e kanë goditur shumë ashpër shumë dhunshëm e kanë marrë e kanë futur në një dhomë e kanë godituar po aty me sende shumë të forta. Është bërë denoncim nga PS. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Kryetari i PS të zonës me kryetarin e PD të zonës.” – tha Malaj.

Ai shton më tej se pretendimi nga ana e përfaqësuesve të PD-së se po blihet vota janë banale duke shtuar se nuk ka ngelur që ta bëjë këtë gjë.

“Më vjen keq për një gjë që njerëz të forcës politike të djathtë përdorin argumente nga më banale se po tentohej të blihej vota. Nëse ka mbetur Petrit Malaj të blejë votën e mori lumi këtë vend. Ska për të ndodhur kurrë. Malaj është një qytetar me rrogë shteti dhe jo biznesmen. Cfarë vështirësish se kam fare vështirësi sepse kam bërë një fushatë model sa i takon qytetarisë që se ka pasur tropojan në këto vite. Nga ana ime dhe e PS do jetë në nivelin e duhur plotë qytetari dhe dinjitet. Mua s’më shkojnë në mendje ato gjëra që mund t’u shkojnë të tjerëve.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *