Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e para nga drejtueset e partive e cila ka reaguar e para pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit.
Në deklaratën e saj, Kryetarja e LSI-së ka bërë projeksionin e saj të fitores.
Ajo tha se opozita e bashkuar ka fituar 85 deri në 90 mandate. Ndërsa LSI sipas saj ka 28 deri në 30 mandate.
“Shumë shpejt u takuam. Ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. 1.7 mln votues. Asnjë ndjenje euforie s’duhet të kapi komisionerët e LSI. Numëruesit të bëhen gati. Duhet të çojmë procesin deri në fund.
Numrat tregojnë një fitore të jashtëzakonshme. Ajo që duhet të veçojë është se opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate. Them se LSI ka 28-30 mandate. Duhet të çojmë deri në fund procesin e numërimit”-tha Kryemadhi.