Mësohet identitieti i personit që u fut me makinë në Sheshin Skënderbej duke thyer barrierat mbrojtëse dhe duke rrezikuar qytetarët, ngjarja më e rëndë e ndodhur ditën e sotme.
Sipas televizionit “News 24” ai është identifikuar si Arben Mema dhe dyshohet se ishte i droguar pasi edhe në njoftimin e Policisë thuhet se me vete i janë gjetur disa doza kanabisi.
“Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi u ndalua nga vetë qytetarët që ndodheshin në vendngjarje, në veçanti nga një djalë 22-vjeçar që iu hodh nga xhami i makinës, duke e goditur me të dyja këmbët në fytyrë, një ngjarje që e kemi parë vetëm në filma por në këtë ditë zgjedhjesh ka ndodhur mes kryeqytetit./Hashtag.al