Në këtë ditë zgjedhjesh, ndërsa shqiptarët u drejtohen kutive të votimit, kryeministri Edi Rama ka një mesazh për qytetarët.
Ai u bën thirrje të gjithëve të vënë Shqipërinë të parën.
“MIRËMËNGJES,
le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë.”– shkruan Rama.
Këtë të diel, rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur në votime, për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.