Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka shkuar sot në qytetin e Shkodrës, për të monitoruar procesin e votimit.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve në një fjalë të shkurtër që ka mbajtur para gazetarëve.
“Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj.”- është shprehur ambasadorja.
Yuri Kim, pritet të monitorojë procesin e votimit në Shkollën e Mesme “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës.