Vendosni fjalën kyçe....

Meta flet pas votimit: Zgjidhni kandidatë me integritet e patriotë


Pasi dha votën e tij në kutinë e votimit, presidenti Ilir Meta mbajti një fjalë dhe para gazetarëve.

Ai tha se sot është një ditë e mrekullueshme dhe se sovrani, duke iu referuar popullit, ka të drejtën të shprehë vullnetin e lirë, jo vetëm për partinë preferenciale, por edhe kandidatët. Ai u bëri thirrje që qytetarëve që të votojnë për kandidatë persona me integritet dhe patriotë.

“Erdhi kjo ditë e bekuar, e mrekullueshme. Për sovranin në kushte sa më të mira, për të shprehur vullnetin e lirë. Çdo qytetar i shqipërisë, pavarësisht se nga çka përjetuar, duhet që Republika jonë të ripërtërijë themelet e saj nëpërmjet votës së lirë.

Barazim para ligjit na garanton vetëm barazia e votë, çdo qytetar i shqipërisë, të votojë i lirë për alternativën që beson dhe në këto zgjedhje ka mundësi të votojë për kandidatin më të mirë. I ftoj të votojnë alternativën që ato besojnë dhe brenda alternativës të zgjedhin kandidatët më të ndershëm, me integritet e patriotë. Votimi nuk është një e drejtë Kushtetuese, por akt patriotik. E gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria vetëm mbarëvajtje e mirë i këtij procesi do të thotë që Evropa do të hapë anëtarësimin. Vota të lira, qytetarët të votojnë atë që kanë në mendje e zemër.”– deklaroi Meta.

Këtë të diel, rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur në votime, për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *